Menu Close

Me galop në 100 vjet histori

Sot me 28 Nentor 2012, Morrat Patriotike qe kane kohe qe ngrohen ka shume te ngjare te kercasin, ta humbin dinjitetin qe i takon 100 vjetorit te shpalljes se pavaresise ne VLORE nga ISMAIL QEMALI per shkak te teprise orientale dhe nevojes per protagonizem absolut ne kete dite. Per mua ky akt sublim ne jeten e nje kombi ka ndodhur ca vite pertej ketij 100 vjetori. Pas nje perpjekje gati 85 vjecare qe nga 1824-a filluar nga Naum Veqilharxhi deri ne 14 Nentor 1908 ne Kongresin e Manastirit (Bitola e sotme ne Maqedoni), shqiptaret me ne fund paten alfabetin e tyre. Gjer me atehere shqiptaret kishin perdorur alfabete latine, greke, turko-arabe per te shkruar, ato pak gjera qe mund te shkruheshin, nga akoma dhe me pak njerez qe kishin se c’te shkruanin. Sidoqofte, per mua personalisht data 14 Nentor 1908 eshte dita e shpalljes se pavaresise se Shqiperise. Komisioni i ketij kongresi ate dite qe hodhi gurin me te pare, me te rende dhe ne menyre absolute me te rendesishmin ne historine e qyteterimit te shqiptareve edhe pse me nje vonese abisale kundrejt Europes kishte perfaqesues nga te gjitha trevat ku flitej shqip. Ky Komision i kryesuar nga At Gjergj Fishta arriti te vendoste mbi nje nga 3 alfabetet me te cilin shqiptaret, te krishtere e myslimane te mund te shkruanin mendimet, prozat dhe poemat, bukurite e mendjes dhe te shpirtit e mbi te gjitha ato qe te bejne formalisht shtet, ligjet e tyre – se substancialisht te ben zbatimi i tyre; ketu lum miku jemi per te qare hallin. Debate kishte atehere me 1908-n mbi alfabetet, debate ka edhe sot pas 100 vjetesh ne 2012-n mbi dialektin qe duhet te njihet si ai zyrtari i gjuhes shqipe – domethene a duhet te shkruajme Shqypni apo Shqiperi. Nuk e kemi ndare mendjen plotesisht akoma.

Meqenese gjuha e shkruar shqipe eshte vetem pak me shume se 100 vjec, duhet doemos te sqarojme nje ceshtje te rendesishme, per te cilen ka paqartesi. Te krijohet ideja se gjendesh perballe nje situate hemafrodite sepse Shqiperia eshte njekohesisht dhe atdhe edhe memedhe. Duhet ndare mendja njehere e mire per kete pune. Ose Atdhe ose Memedhe. Nuk mund te kryhen njeheraz nga nje trup i vetem te dy funksionet sikur te ishte miser.

Megjithate, cfaredo qe te mendoj une, apo te quaj me te rendesishme une, mbetet qe Shqiperia u shpall e pavarur nga Perandoria Otomane ne 28 Nentor 1912 ne qytetin bregdetar te Vlores (se paku kjo date nuk eshte as historikisht as politikisht e kontestuar/deri tani per kete date nuk zihet njeri). Per shkak te mungeses se trashegimise qeverisese dhe Sistemi i Qeverisjes qe ne kete fillim iu la ne dore ta vendosnin Fuqite e Medha derisa te emerohej nje monark. Ne keto 100 vjet pavaresi ky arranxhim nuk eshte se ka ndryshuar realisht shume. Ka marre nuanca komuniste per ca kohe por ne thelb – e kam fjalen per bekimin e fuqive te medha – ka mbetur i njejte.

Pa i hequr asnje pike dhe asnje presje ndergjegjesimit dhe perpjekjeve per shkeputje nga porta e larte te shume burrave shqiptare te asokohe, Shqiperia ekziston sot e kesaj dite sepse Gjermanise, Austro-Hungarise dhe Italise i duhej nje menyre te ndalnin perparimin e influences ruse mbi trupin e kalbur te perandorise otomane deri ne detin Adriatik. Per te arritur kete qellim keto fuqi te medha europiane perdoren edhe ato pak energji qe i kishin mbetur shqiptareve ne luften per ekzistence qe vazhdonte prej disa dekadash ne forme konfliktesh me shtetet e tjera ballkanike. Ne krye te ketyre energjive shqiptare te mbetura, keto fuqi identifikuan, sponsorizuan dhe mandatuan me terma reference te qarta Ismail Qemalin, i cili ishte nje figure e spikatur e ideve per shkeputje nga Turqia. Ne kete Kaos total per territoret shqiptare dhe te ardhmen e tyre, e vetmja copez “Turqi”/Shqiperi e sotme e cila nuk ishte e pushtuar nga serbe, malazeze, bullgare, greke ishte trekendeshi Vlore-Lushnje-Berat, ndersa ndergjegjja kombetare e shqiptareve ne trevat e tjerat ku vlonin konfliktet territoriale ishte ne majat e veta me te larta qe prej kohes se Skenderbeut. Me mundime, per shkak se Durresi ishte i pushtuar nga serbet, Ismail Qemali arriti ta permbushte vullnetin e tij dhe detyren e tri Fuqive te medha ne Vlore me 28 Nentor 1912. Kaq u duhej formalisht ketyre tri shteteve te medha (Gjermani, Autro-Hungari, Itali)  te perdornin fuqine, prezencen, diplomacine dhe presionet e tyre per te permbushur objektivat e tyre anti-ruse ne Konferencen e Ambasadoreve ne Londer. A ia arriten? Jo plotesisht.

Ne historine tone te pavaresise ne njohim Ismail Qemalin, me nja 80 burra te tjere qe firmosen aktin e shpalljes se kesaj pavaresie nga perandoria Otomane. Jane njerez te rendesishem per Shqiptaret; erdhen ne Vlore nga cdo cep ku flitej shqip, ku jetonin, luftonin, rropateshin dhe vriteshin me armikun por edhe mes vetes se tyre shqiptaret. Me prezencen e tyre ne Vlore kur po shpallej pavaresia, keta burra, shumica te shquar andej nga vinin, plotesuan endrren kombetare te lare ne gjak qysh prej Lidhjes se Prizrenit me 1878; destini e deshi qe shumica e tyre per shak te personit, personalitetit dhe asaj cka perfaqesonin te shenonin kulmet e kontributit atdhetar, intelektual e politik te Shqiperise deri ne 29 Nentor 1944. Nje pjese e mire e tyre, duke filluar me Ismail Qemalin vdiqen dhe u kallen ne dhe jashte Shqiperise qe themeluan. Ndoshta qysh ne fillimet e saj, nusja Shqiperi nuk arrinte t’i conte barret e saj me te mira deri ne fund.

Por mua morrat patriotike me jane ftohur prej kohesh. Shqiperia dhe shqiptaret e saj qe shume shpesh luftonin per hesap te vet, kunder te gjitheve, asnjehere nuk arriti te behej pjese e ambicieve me te medha se ruajta e territorit te vet nga pikerisht fqinjet apo fuqite me, pikerisht, ambicie me te medha. Gjithmone ne mbrojtje te paorganizuar, asnjehere ne sulm per te shtuar ndonje territor, pra asnjehere bashke rreth nje ideje, pervecse pak perpara vdekjes se plote ne 1878-n; dhe atehere me perfaqesues me te drejta te barabarta jo si gjithe dynjaja me nje komandant. Kjo mungese vetedije, qartesie, perkatesie, e izoloi dhe tentativa per te ruajtur territore rezultoi krejt e pasuksesshme aq sa Shqiptaret sot dergjen ne kater shtete te ndryshme verdalle trupit anemik te Shqiperise te regjistruar ne OKB, jo ma si monarki por si Republika e Popullore e Shqiperise ne 1946 pas Luftes se II Boterore; si Republika Popullore Socialiste e Shqiperise me 1976 – 1991 dhe thjesht Republika e Shqiperise pas vitit 1991.

Shpallja e pavaresise nga shqiptaret asokohe, eshte si puna e ceshtjes nese ben zhurme pema kur bie ne pyll. Po nuk pati njeri ta degjoje zhurmen? Keshtuqe, edhe pse Ismail Qemali e kreu vullnetin e tij dhe te perfaqesuesve te shqiptareve, si edhe detyren e marre nga Ministri i Jashtem Austro-Hungarez, pa njohjen e Fuqive te Medha, Shqiperia mbetej thjesht Perandori Otomane, dhe e gjithe shpallja e pavaresise se Saj, thjesht nje thiatro e ca mistreceve te rritur me te cilet Porta e Larte do te merrej kur ta gjykonte te arsyeshme. Kishte mjaft paqartesi dhe hezitim per te ardhmen e Shqiperise dhe shqiptareve si dhe per zotesine e tyre per te bere shtet. Mytesarifi i El-Katif, Mahmut Mahir efendiu profetizonte perpara shpalljes se pavaresise: “Se c’do te ndodhe na e rrefen historia e popullit tone. Para 2000 vjetesh te paret tane, iliret dhe epirasit, bashke me te afermit tane, maqedonasit dhe trakasit, ishin sundimtare dhe zoter te gjysmes se botes. Ata beheshin, me siguri, disa milione. Atyre iu desh 2000 vjet qe ta hanin njeri-tjetrin, derisa arriten te katandiseshin ne nje million e gjysem njerez te semure. Dhe qe te vet-shfarosen plotesisht do t’u duhen vetem njezet vjet te kesaj pavaresie dhe mevetesie qe e presin me aq mall” – (Eqerem bej Vlora, Kujtime 1885 – 1925). Ne fakt nuk ka ndoshur teresisht keshtu, edhe pse tani ne 2012 jemi ne rruge te mbare!!

Per ta sqaruar me mire kete ceshtjen e pavaresise, gjej te arsyeshme te rreshtoj edhe 6 burra akoma dhe me te rendesishem per Shqiptaret se ata qe permenda me lart, emrat e te cileve jo gjithmone i njohim, por qe cdo shqiptar i sotem, realisht i cmorritur, duhet t’i njohe se s’ben. Ata jane Zotat qe vendosen ne vitin 1913 ne Londer se si do ishte realisht Shqiperia e pavarur deri me se paku ne vitin 2012; me te gjitha gjasat te vazhdoje te jete keshtu edhe me tej ne kohe. Ata burra vendosen keshtu c’do te ishin te drejtat nderkombetare territoriale per Shqiperine e sotme. Ne rradhe: Sir Edward GREY, Minister i Jashtem i Mbreterise se Bashkuar, Paul CAMBON, ambasador i Frances; Princi Karl Max Furst von LICHNOWSKY, ambasador i Gjermanise; Konti Aleksander Kostantinovitch BECKENDORFF, ambassador i Rusise; Markezi Guglielmo IMPERIALI di Francavilla, ambasador i Italise; dhe Konti Albert Von MENSDORFF-Pouilly-Dietrichstein, ambasador i Austro-Hungarise.

Keta funksionare qe perfaqesonin interesat e shteteteve te tyre ne Oborrin e St. James ne Londer, ne fakt certifikuan me 17 Dhjetor 1912 pavaresine e Shqiperise sic ishte shpallur ne Vlore nje muaj me pare, dhe cka eshte me e RENDESISHMJA me date 29 Korrik 1913 themeluan Principaten e Shqiperise, duke vulosur ne karte perfundimisht vullnetin e fuqive te medha te atehershme (ne shumicen tyre edhe te sotme – 2012) per nje Shqiperi te pavarur duke percaktuar edhe formen dhe permasen qe duhet te kishte ky shtet. Ne toke dhe ne det, si dhe ne ujra te embla, ky proces morri fund ne vitin 1923 me renien deshmor te gjeneralit Italian Telini per hesap te kufijve jugore te Shqiperise.

Formezimi perfundimtar i Shqiperise nuk iu bind asfare vullnetit te Shqiptareve, porse perplasjes se interesave pro-sllave dhe pro-greke Ruso-Franceze dhe atyre kundra-sllave (pra, kundra rritjes edhe me te influences ruse ne Europe) te Gjermanise, Austro-Hungarise dhe Italise, te manaxhuara mjeshterisht nga Mbreteria e Bashkuar e cila e ndjente larg Rusine por shihte me shqetesim nje forcim te boshtit gjermanik ne Europe, kaq prane ishullit britanik. Si rezultat qe ne vitin 1913 Shqiperia humbi Kosoven dhe Çamerine, pjesen me te madhe te Dibres, Ohrin, Strugen, Manastirin, Janinen, Follorinen dhe qytete te tjera te banuara thjesht nga shqiptare, ose ku shqiptaret ishin shumica.

Qe ne 1912 deri me 1939 kemi pasur 3 mbreter me 1 lufte boterore dhe Kongresin e Lushnjes ne mes. Mbreti i pare, Wilhelm von Wied, ishte perpjekja e fundit e paqshme e Fuqive te Medha per ta martuar Europen ne Shqiperi. Filloi si mbret ne Shqiperi ne 7 te Marsit 1914. Eksponentit me te famshem te Toptaneve, Esadit bashke me Xhiken i qante shpirti per Turqine dhe ngriten arme. U vrane shqiptare me shqiptare, situate qe gjate ketyre 100 vjeteve pavaresi do te verifikohet shpesh. Edhe Esadiste dhe Haxhiqamile do kemi mjaft. Ne mes te kesaj anarkie dhe kaosi par excellence kur formezohej Shqiperia rendin kishin derguar te na e mbanin trupa nderkombetare nga Hollanda. Njesoj si ne 1997-98 kur rendin e vendosen shumekombeshit e operacionit ALBA.

Nejse, Mbretin qe na solli Evropi e nisem mbrapsht me det ne ekzil, me 3 Shtator 1914. Monarkia e I-re shqiptare zgjati 6 muaj por mbreterimi i Wied-it morri fund de facto ne 25 Janar 1925 kur Shqiperia u deklarua Republike me kushtetute. Ne fund te Luftes e Pare Boterore ne 1918 edhe pse ishim shpallur te pavarur, na renditen si gjasme aleate te Gjermanise, Austrise, Perandorise Otomane dhe Bullgarise ne Luften e Pare Boterore. Fundi i kesaj lufte e largoi perfundimisht Turqine nga Shqiperia por: “Osmanlliu iku nga Ballkani; por shkelmat e kesaj armiqesie eshte duke i ngrene populli shqiptar. Ne cdo konference diplomatike, ku shfaqet nje mosmarreveshje, midis Shqiperise me nje shumice muhamedane dhe nje komb kristian ballkanas, nenvetedija e diplomateve evropiane gjithmone rreh te mbaje anen e ballkanasve kristiane ne dem te kombit shqiptar.” – (Mehdi Frasheri, Probleme Shqiptare). Kete trashegimi do te vazhdojme ta vuajme fort tani, edhe ne te ardhmen.

Po te mos kishte qene burri i 7-te, shume, shume i rendesishem Woodrow Wilson, President i Shteteve te Bashkuara te Amerikes territori i Shqiperia ka te ngjare te shkolisej edhe me. Nuk do ta marrim vesh kurre deri ne c’mase. Pak apo teresisht? Ky burre, ne Paris ne vitin 1921, i nderpreu te gjitha tentativat e fqinjeve per te kafshuar perseri territorin shqiptar. Fqinjet u detyruan ta repektonin vullnetin e SHBA-ve por asnjehere nuk e mblodhen mendjen. Greket vazhdojne te pretendojne territorin Shqiptar deri ne lumin Shkumbin dhe sot e kesaj dite, sa per te permendur njerin prej tyre.

Vitet 1920 nuk dolen as ato jashte Kaosit qe karakterizoi formimin e shtetit te pavarur shqiptar. Nderro qeveri, ik nje pale e hajde nje pale, atentate, komplote, kryengritje te brendshme kryesisht per ceshtje pelqimi apo perkatesish familjare apo grupimesh para-politike. Keto pune atehere nuk ishin dhe shume shaka, sic jane sot. Armet ishin sheshit. Burrat ishin ma burra, jo si sot qe nuk merret vesh mire. Te ikte koka.

Ky eshte momenti kur ne trashegimine e Shqiperise realizohet bashkimi i personalitetit te njohur me ma te fortin dhe dinakun e lagjes. Ahmet Zogolli ishte ky personazh, i cili ishte kishte marre pjese ne te gjitha momentet kulmore te historise se Shqiperise dhe per kete ishte i famshem, por qe ishte pjese e qeverise se Shqiptareve dhe u be qeverisesi kryesor i saj jo per kete, por sepse ishte i forte (me arme) dhe dinak. Ky eshte momenti kur lindi homo politicus shqiptar, ky eshte modeli i tij; i famshem, i forte e dinak ishin parametrat e qe perkufizonin zotesite e tij. Atehere. Tani, ne 2012, keto gjera kane ndryshuar. Mjafton te jesh i Forte (jo aq me arme sesa te jesh ne pozite qe te vjedhesh miletin shume, po shume, shume). Dhe pak dinak. I famshem behesh pastaj.

Paranteza e Imzot Theofan Stilian Nolit ne Qeverisjen e shqiptareve ne 1924 nuk zgjati vec as 6 muaj. Harwad-isti Noli, ky personaliteti i padiskutueshem (per mua) te gjuhes dhe letrave shqipe, qe na fali ne orthodokseve shqiptare Kishen tone, ku kendohej/t shqip ishte fatkeq ne aventuren e tij politike. Ky Fat i keq do te shoqeronte qe prej atehere te gjithe INTELEKTUALET shqiptare te atehershem, dhe te gjithe ata, gjithnje e me pak, ne numer dhe ne zulme, intelektuale te sotem ne raport me politiken dhe qeverisjen e Shqiptareve.

Ahmet Zogu (mbiemrin e nderroi ne vitin 1922) u kthye Shqiperi me ndihmen e serbeve dhe ruseve ne 1924, e nisi Nolin ne ekzil dhe u fali sllaveve Shen Naumin – e c’i duhej. Ne fakt, eshte copa e fundit e tokes e shkullur nga trupi i Shqiperise qysh nga Konferenca e Londres me 1913. U shpall Kryetar i shtetit ne Shkurt 1925 dhe pastaj ndoshta i lodhur nga kjo Republika, e cila sado i forte te jesh, prape se prape te detyron formalisht te respektosh edhe te tjere (parti, grupe politike, opozite, shtyp i lire dhe i pavarur e lloj lloj bezdirash te tjera.), pra pas tre vjetesh durim-vuajtje ne Republike u shpall mbret nga Parlamenti i Republikes Shqiptare ne 1 Shtator 1928. Te gjithe shqiptaret me hir e pahir e pranuan kalimin nga Republike ne Monarki. Nuk kishin pse ta lodhnin me mendjen. Me thjeshte keshtu.

Ky mbret i dyte i Shqiptareve u martua ne Europe (Hungari). Nga 1928 deri me 1939 Shqiperia njohu nje stabilitet qe nuk e kishte njohur me pare. Shteti shqiptar po merrte nje forme sadopak europiane, nga pikepamja institucionale, ligjore etj., edhe pse trashegimia anadollake ishte omniprezente tek te gjithe zyrtaret e ofiqaret e deri tek mbreti vete duke krijuar keshtu rendom situate komike. Sidoqofte, Shqiperia filloi te kishte rend, te kishte kadaster, te kishte banke Kombetare dhe monedhen e vet, te kishte Gjykate Paqi – qe shqiptaret me zorr te madh, dhe me nderhyrje te forte Amerikane dhe Europiane e ri-themeluan me nje ligj me 3/5 ne 2012, paguheshin taksat etj. Mbreti ishte mbret, pronari ishte pronar, fshatari ishte fshatar dhe intelektualet ishin intelektuale, boll qe qe te gjithe mos te shanin mbretin. Me ne fund u duk sikur qeni po njihte te zotne.

Nuk qe e thene. Italia pushoi se perkedheluri dhe financuari Shqiperine, e me 7 Prill 1939 e pushtoi ushtarakisht territorin e monarkise se II shqiptare e cila zgjati vetem 11 vjet. Zogu u arratis permes Greqise me arin e shtetit dhe me djalin e sapolindur. Shqiptaret e braktisur nuk e falen kurre me per kete ikje te pabese. Monarket e Evropes gjithashtu. Gjesti i ketij mbreti nga Burgajeti qe la subjektet e veta ne balte per ruajtur bythen e vet, me c’duket me shume politikan sesa mbretror, i njolloste keq ata. Keshtuqe, Ahmet Zogun, nga ky moment e derisa vdiq 22 vjet e 2 dite me vone ne Paris, Europa e trajtoi me bezdi si azilant politik por jo si mbret.

Pa u thare ende gjaku i Mujo Ulqinakeve shqiptare qe luftuan me arme pushtimin Italian, me 12 prill filloi jeten e saj Monarkia e III – Vittorio Emanuele III, Mbret i Italise u shpall Mbret i Shqiptareve. Disa Shqiptare kaluan detin me nxitim dhe ia cuan Kuroren e Mbreterise Shqiptare ne Itali. Me pas, ne 1941 ne te vetmen vizite ne Shqiperi kete Mbret e shpuan me plumba por nuk vdiq. Mbreteroi deri ne kapitullimin e Italise Fashiste me 8 shtator 1943. Fundi i monarkise shqiptare te filluar me 1913 gjate se ciles mbreteruan 2 Mbreter Europiane dhe nje Politikan Shqiptar, eshte Janari 1946 ku Shqiperia u ri-shpall Republike, nje vit pas perfundimit te Luftes se II Boterore.

Kjo Lufta e II Boterore, pati te njejtin skenar si me pare per Shqiperine. Gjate kohes qe luftohej kunder pushuesit ne territorin e Shqiperise, shqiptaret gjenin kohe dhe luftonin me egersi edhe kunder njeri tjetrit. Partizanet me ballistat. Keshtu u forcua nje trashegimi konflikti dhe lufte mes palesh, aq e forte dhe e pergjakur saqe e perjetojme edhe sot e kesaj dite ne 100 vjetorin e pavaresise ne 2012-en. Askush nuk hap rruge, dhe askush nuk kerkon realisht te falur, aq me pak t’i kete seriozisht perpjekjet per te rivendosur drejtesine sociale pervece kur t’i duhen votat e paleve.

Largimi i gjermaneve nga Shqiperia vendosi komunizmin ne Shqiperi. Keshtu u nda ne Jalte mes Ruzvelt, Churcill dhe Stalin J.V. Enver Hoxha nga anetar i thjeshte i grupit te Korces ne 1941-shin morri frenat e gjithshkaje ne dore qe para mbarimit te Luftes ne 29 Nentor 1944 e deri sa vdiq ne ne 11 prill 1985. Fuqite e medha na vune Vizat. Nuk i donin me Shqiptaret neper kembe pa e ditur me pare se ku donim te shkonim. Edhe pse tanime nuk kishte me lufte as me serbe as me malazeze apo greke, lufta shqiptar me shqiptar vazhdoi dhe u intesifikua. Si mund te rrinte shqiptari pa lufte. Lufta e re mes shqiptareve u quajt lufta e klasave. U zhbe prona private, liria e shtypit, e votes, gjithshka u permbys me regjimin e ri qe u vendos pas lufte. Nje praktike, kjo e zhberjes se gjithshkaje te bere nga te mundurit, e cila vazhdon sot e kesaj dite ne 2012-en, atehere kur mund te ndodhe qe te nderrohet pushteti pas zgjedhjeve. Shqiptaret qe fituan futen burgjeve, pushkatuan, ndoqen dhe perndoqen shqiptaret e tjere qe nuk fituan, shpeshhere familjare te vet. Me zjarr, hekur dhe frymen e partise. Dhe me nenin 55 te Kushtetutes. Spiunonte vellai vellain. Te keqen e Xhorxh Orwellit. Shqiperine e kishte pllakosur erresira. Intelektuale, qe te mendonin ndryshe? S’kishte! Njerez te mesuar dhe te kenduar, shumica te tredhur, po! Ama, u thane kenetat, u shtruan rruge, u ngriten hidrocentrale, u arsimua dhe u vaksinua populli anembane. Mbetet te themi qe deri ne 1990-91 kemi ngrene me racion. Pothuaj gjithmone me pak uri ne cep te stomakut. Gjate ketyre 45 vjeteve ishim shoke me Jugosllavin, Rusin, Kinezin – kete e futem edhe OKB. Me te gjithe u prishem, por nuk dihet se c’kemi bere, e kemi bere me mendjen tone apo ishte roli qe na u caktua nga fuqite e medha? Kishim vetem nje parti politike, pak gazeta dhe revista, shkonim te gjithe ne shkolle, ne pune, ne zbor, ne aksion dhe ne plazh ne rresht. Laheshim nje here ne jave, te premten ose te shtunen. Kishte nje universitet dhe shume shkolla te mesme dhe fillore. Kjo lloj jete-lufte ne kete forme nuk mbaroi deri ne 1990-en. Ajo vazhdon sot, por ne forma te tjera.

Nuk do te ndalem tek hyrja ne ambasada ne korrik te 1990-es dhe as tek ngjarjet e Dhjetorit 1990, ngjarje te cilat nuk i kam me te degjuar apo lexuar, si per shumicen e gjerave qe kam molloisur deri tani. Ato ngjarje i kam jetuar dhe kryer ne vete te pare, aty ku realisht, ne menyre te padiskutueshme, ndodhen gjerat me te rendesishme te periudhes 1990 -1991. I shihja, dhe i shoh nga kendi i “kameras sime”. Sekushi qe ka marre pjese ne to e quan veten protagonist, dhe as kam ndermend ta vendos ne diskutim kete gje, duke shkruar per pamjet ekskluzive te kapura me “kameren time”. Do te behesha delirant, dhe njekohesisht do t’i hapja udhe delirit te shume te tjereve. Nuk kam frike nga deliri im, por nuk dua ate merrem me ate te tjereve. Te gjithe ne beme detyren qe na thoshte shpirti dhe mendja. Ca te tjere, ate qe i kishte ngarkuar Partia e Punes. Pas 45 vjetesh diktature te proletariatit u konstituua pluralizmi politik, domethene qe tash e mbrapa nuk shkoje ne burg po te mendoje ndryshe. Pati eksode biblike drejt Italise dhe Greqise ne 1991. Kaos. Sic thame edhe me lart per rastet e nderrimit te pushteteve, gjithshka u zhbe. Vazhdon akoma si proces. U ri-njoh prona private me Ligjin 7501, ligj i cili ka helmosur pervecse konceptin e prones, edhe jeten e kujtdo te cilit iu rinjoh prona apo u be rishtaz pronar. Te rralle jane ata qe kane mbetur te qete. U institucionalizua koncepti “toke e xanun”. Keta qe kane “xanun” token tani, mos cuditen kur t’ua heqin ma vone ne nje forme apo nje tjeter. Shteti i ri, 20 vjecar, demokratik Shqiptar po ndertohet mbi themele te kalbeta, njesoj sikunder keto 100 vjet te mos na kishin mesuar asgje.

U qeverisem me dispozita kushtetuese per nje kohe disavjecare, pastaj pati nje referendum per kushtetuten ne 1994, qe u rrezua se e bente Shqiperine nje Republike Presidenciale dhe jo Parlamentare. Pati edhe nje referendum tjeter ne 1997 per formen e shtetit, monarki apo republike. Per pak sa nuk fitoi monarkia; se shqiptaret i lodh shume Republika dhe menyra e funksionimit te saj. Deri tani Republika reziston, por me vone nuk i dihet. Ne vitin 1998, Shqiptaret si bageti lane leket dhe shtepite tek Sudja e Vefa, dhe ne kete fatkeqesi financiare rrembyen armet. Kaos total. Shqiperia nxirrte tym dhe mbante era barut po s’kishte armiq te jashtem. Shqiptaret i gerdufeshin njeri tjetrit. Erdhi bota me ushtare t’i  qetesonte. Si atehere kur filloi shteti shqiptar, ne 1914-en kur grindej Xhikja. Asnje ndryshim. Ne fakt me nje ndryshim. Ata atehere e dinin se c’donin – donin Turqine, ne 1998-en shqiptaret nuk e dinin me se cfare donin. Per rrjedhoje Prodi takoi Zanin si perfaqesues te shqiptareve ne Vlore. Kushtetuta e re u miratua me referendum ne vitin 1998. Republike Parlamentare. Qe atehere eshte ndryshuar 3 here. Me e fundit ne Shtator te 2012-s. sikur te ishte detyre shtepie ne bukurshkrim. Ne Keto 100 vjet pavaresi akti themeltar i shtetit eshte nderruar apo modifikuar te pakten 10 here. Shqiptarit nuk i bie shpirti rehat. Eshte veteshkaterrues kur nuk ka kunder kujt te luftoje. Kjo gallate me kushtetuten eshte nje sinjal i qarte. Ketu nuk ze vend asgje. Gjithshka qe nuk i shkon per shtat momentit ndryshohet me cdo menyre. Nuk ka arritur asnjehere te krijohet ndonje trashegimi e qenesishme qe te vleresohet njesoj nga te gjithe shqiptaret.

Kemi hyre ne NATO. Na pranuan ne fakt. Nizam ne Jemen ishin djemte kur u shpall Pavaresia, nizam ne Afganistan, Irak shkojne edhe tani. Ky i mercenarit eshte i vetmi zanat per te cilin jemi te famshem ne histori. Na kane hequr vizat, dhe tani mund te bredhim lirisht ne Europe. Por ama per ne Amerike dhe Angli duhet te marrim vize. Shpresojme te na fusin ne Bashkimin Europian, por kjo do te ndodhe pasi te kete hyre Serbia, ose bashke me te. Shqiptaret sot kane Benza dhe Iphone 4S, kane Porche dhe Blackberry dhe per ta ka me shume rendesi flamuri i nje partie sesa flamuri shqiptar. Ky eshte modeli i te jetuarit suksesshem dhe njekohesisht armiku me i madh i te ardhmes te cdo Shqiptari. Politikanet praktikant ndjehen aq mire me formen autoritare- orientale, qe ka marre shteti i sotem shqiptar, saqe dhe ata ne opozite (te shnderruar ne esadistet e sotshem qe te bllokojne me 3/5) mezi c’presin qe ta marrin pushtetin qe te vazhdojne po njelloj. Se pse duhet qe shqiptaret te ndryshojne origjinalin me kopjen kjo nuk dihet. Per shkak te tifozllekut politik shqiptaret sot jane me te ndare se kurre ndonjehere. Degjohet skermitja e dhembeve. Nejse. Ajo cka verehet sot ne Shqiperi eshte nje “tutti fruti orientalo-oksidentale” e shpirtit Shqiptar te pacaktim e padrejtim” (Krist Maloki, Oriental apo Okcidental, 1937). Me te njejten sjellje trajtohet cdo gje, pushteti, prona – sidomos e tjetrit, ligjet etj. Modeli i suksesit eshte ai i Ahmet Zogut dhe metoda e ndjekur eshte pothuaj e njejta, me perjashtim te eliminimit fizik te kundershtarit. Ka nje ndryshim, asokohe arsimimi ishte nje gje serioze qe mbeshtetetej fort nga shteti, sot Shqiperia ka mbi 50 Universitete, sic ka dhe pak a shume po aq parti politike, dhe shitja e diplomave pa shkuar asnje dite ne shkolle eshte kthyer ne normalitet. Nga kjo pikepamje Shqiperia sot eshte nje komb i denuar me vdekje intelektuale dhe me nje te ardhme te varrosur 9 pash nen dhe.

Ne keto 100 vjet Shqiptari vazhdon te mbetet i dyzuar mes orientalit dhe oksidentalit. Shqiptaret jane me pak burra sesa ishin para 100 vjetesh, me pak patriote dhe me pak intelektuale sesa ishin pergjate ketyre 100 vjeteve. Ata jane thjesht me te perparuar teknologjikisht sot, por intelektualet shqiptare qe duhet te udheheqin me mencuri kete komb drejt te ardhmes nuk mund ta bejne kete gje, sepse ata dhe dinjiteti i tyre i ngjan nje torbe te zbrazet qe nuk arrin te qendroje ne kembe. Sfida e Shqiptareve eshte “lufta kunder armikut ne zemen te vet, asht lufte mendsie krijuese kundra nje mendsie destructive, eshte lufte botkuptimi drite kunder botkuptimi erresire…” (Krist Maloki 1937). Shqiptaret e rehatojne shpirtin e tyre vetem kur behen pjese e realiteteve te tjera, kur rregullat e lojes i bejne te tjeret por jo ata vete. Ndoshta per kete shkak, sot me 2012-n ka me shume Shqiptare jashte Shqiperise sesa brenda saj. Quaj nje pasuri timen personale vepren e Shqiptareve si Noli, Mehdi Frasheri, Konica, Eqerem bej Vlora, Ismail Qemali etj. Te gjithe keta, e plot te tjere, vdiqen jashte Shqiperise se Shqiperia nuk i donte. Vargjet e dala nga shpirti te Nolit e pershkruajne mjaft mire te djeshmen dhe te sotmen e Shqiptareve:

Arratisur, syrgjynosur,

Rraskapitur dhe katosur

Po vajtonj pa funt, pa shpresë,

Anës Elbë-s, anës Spree-së.

Ku e lam’ e ku na mbeti,

Vaj-vatani e mjer mileti,

Anës detit i palarë,

Anës dritës i paparë,

Pranë sofrës i pangrënë,

Pranë dijes i panxënë,

Lakuriq dhe i dregosur,

Trup e shpirt i sakatosur.

Kjo nuk do te thote qe cdo Shqiptar qe gjendet sot jashte atdheut tani t’i duket vetja si Noli apo ata ate tjeret qe permenda. Do kisha dashur te shkruaja edhe me teper sepse e di qe kam lene shume gjera pa thene…. Do te doja t’i stolisja fjalet edhe me mire, sic ndjej se mund ta bej per te nderuar burrat Shqiptare, te permendur ketu, por edhe ndonje qe nuk e kam permendur. Ndoshta njehere tjeter. Posti ne Facebook i nje mikut tim eshte permbyllja me e mire e kesaj persiatjes sime:

“Ne vendin tone

kudo valojne

flamujt e nje melankolie

te trishtueshme…

…dhe askush s’mund te thote

se ketu rron

nje popull qe nderton

dicka te re.”

 

(ps. edhe ky qe ka shkruar keto me duket se ka vdekur jashte atdheut.)

 

Dritan Shano

28 Nentor 2012

Ju lutemi shperndajeni