Shqiptarët as nuk i dëgjojnë politikantët shqiptarë që i ftojnë ata t’u bashkohen atyre (politikantëve) për të luftuar për zgjedhjet parlamentare, ose për çfarëdo zgjedhjesh të tjera. Çdo shqiptar tashmë e di se sa herë politikantët flasin për demokracinë, sundimin e ligjit, ekonominë e tregut dhe interesin kombëtar, mbas frazave aktualisht ndodhen shuka me Lek dhe vila.
Interesi i shqiptarëve nuk përputhet me interesin personal të politikantëve. Distanca e pasurimit të këtyre politikantëve prej politikës me shqiptarët në përgjithësi është aq e dukshme sa edhe të verbërit thonë e shohim, jo e perceptojmë.
Besueshmëria e politikantëve të sotëm është 0. I vetmi që bën pak përjashtim, jo vetëm pse dominon të gjitha mediat dhe komunikimin publik është Rama; ky, ndryshe nga të tjerët, duket se besueshmërinë e ka pak më të lartë sepse njerëzve u duket më shumë eksiq sesa gjakftohtë – por vetëm kaq.
Për këtë arsye, axhenda politike e shqiptarëve është të largohen nga vendi – më shumë se të ardhura më të larta, ata kërkojnë një elitë politike tjetër, me standarte të tjera.
Po ta shpjegosh këtë vendosmëri të shumicës së shqiptarëve me anekdotën e pashait që u vuri njerëzisë një zezak tek ura, i cili u rriti taksat, i rrihte, i përdhunonte përpara se t’i linte të shkonin në pazar, atëherë mund të themi se:
1) shqiptarët që mbeten këtu do i çojnë letër pashait ku do ankohen për çfarë i bën zezaku tek ura, dhe do i kërkojnë t’u sjellë edhe 4 zezakë të tjerë se ky i shkreti lodhet dhe na vonon për në pazar; dhe
2) shqiptarët që ikin, e bëjnë këtë se duan që urat ku kalojnë të mos kenë asnjë zezak.
Nëse do e përmblidhja eksodin ekonomik, politik dhe kulturor të shqiptarëve në këto 30 vjet, do thosha:
Shqiptarët ikin nga korrupsioni në kërkim të konkurrencës.
(e kush na e ka zhdukur pa lënë gjurmë konkurrencën nga jeta jonë?)
Fortuna audaces iuvat!
.
.
Ju lutemi shperndajeni